Thaçi: Ftesa e Grenellit dëshmon mbështetjen dhe përkushtimin e SHBA-ve për dialogun më Serbinë

Thaçi: Ftesa e Grenellit dëshmon mbështetjen dhe përkushtimin e SHBA-ve për dialogun më Serbinë

Më 27 qershor Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takim në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Richard Grenell, të dërguarit të posaçëm të kryetarit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi në një konferencë për medie ka thënë se vetë ftesa e Grenellit dëshmon mbështetjen dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë çështje. “SHBA por edhe aleatët tjerë tanë të përbashkët evropian janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, në Kosovën e konsoliduar si shtete i pavarur e evropian. Por në të njëjtën kohë është edhe stabiliteti i rajonit. Kjo e bën të rëndësishëm vazhdimin e dialogut dhe raportet që ka Kosova e Serbia. Qëndrimi i SHBA dhe ftesa për 27 qershor për takim në Shtëpinë e Bardhë, rrit shpresën, optimizëm dhe besimin se ky proces do të ketë sukses. Pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-ve, të vet presidentit Trump si dhe këmbëngulësinë dhe vendosmërinë e ambasadorit Grenell”, deklaroi Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Jemi në proces të çmontimit të shtetit, Kurti po shpërfill rendin kushtetues dhe ligjin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka ngritur alarmin për gjendjen politike …