Thaçi: Ka përparime në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Thaçi: Ka përparime në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar se Kosova ka shënuar përparime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë që sipas tij, është arsyeja pse Kosova pret lajme të mira nga Brukseli për liberalizimin e vizave. Këto komente, kreu i shtetit i bëri gjatë takimit me shefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni. “Percepsioni për korrupsion dhe realiteti për korrupsion në Kosovë janë dy bota të ndryshme. Institucionet e vendit po e fitojnë fuqinë dhe besimin të ballafaqohen me sfidat. Një ndër sukseset në rastin e rekomandimit të vizave janë përpjekjet e institucioneve për ta luftuar korrupsionin”, u shpreh kryetari, Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …