Themelohet Fondi për Garanci Kreditore

Themelohet Fondi për Garanci Kreditore

Qeveria e Kosovës, më mbështetjen e ambasadave të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot ka themeluar Fondin për garanci kreditore. Ky do të jetë një institucion i pavarur lokal, i cili pritet të lëshojë garanci kreditore për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme në Kosovë. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryekuvendari, Kadri Veseli, i cili tha se koalicioni në pushtet duhet t’i qëndrojë prapa premtimeve për punësimin, ndërsa potencoi se ky fond është garant për këto premtime. “Ky fond do të lehtësojë shumë qasjen në financim për të rinjtë e talentuar që duan të hapin një biznes të ri apo për bizneset ekzistuese që duan të zgjerohen. Nëpërmjet tij, ekonomia do të marrë një hov sepse rritja e mundësisë për kreditim do të sjellë mijëra vende pune, rritje të prodhimit vendas dhe shtim të eksportit”, ka deklaruar kryekuvendari, Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …