Kryetari Thaçi ka paralajmëruar një konferencë për medie sot në orën 16:30, por pa e treguar arsyen e saj

Thaçi: Krimet çfarë janë bërë në Lybeniq nuk harrohen e as nuk vjetrohen kurrë

Duke përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së fshatit Lybeniq të Pejës, nga forcat policore dhe ushtarake serbe, kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar se krimet çfarë janë bërë në Lybeniq nuk harrohen e as nuk vjetrohen kurrë. “Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen” ka shkruar në rrjetin social facebook, kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …