Zëvendëskryeministri, Hashim
Thaçi në adresimin para deputetëve në sallën alternative, ka thënë se opozita
me veprimet e saj i ka humbur vendit rreth 60 milionë dollarë. Sipas tij “dështuan
katër marrëveshje ndërkombëtare për sjelljen e 60 milionë eurove në Kosovë”.
Ai, më tej, ka propozuar një seancë të veçantë ku do të parashtrohej një
deklaratë publike, për si] ka thënë ai, uzurpimin e objektit të Kuvendit nga një
grup i armatosur. “Ne nuk mundemi të shkojmë vazhdimisht në tërheqje. Ne duhet
të ndalojmë uzurpimin e dhunshëm të sallës se Kuvendit”, ka theksuar zëvendëskryeministri,
Hashim Thaçi. Në mbështetje të propozimit të Hashim Thaçit është shprehur edhe
shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri. Ai ka thënë se e mbështetë
dhënien e një deklarate të përbashkët për gjendjen aktuale dhe të tregohet se
është uzurpuar Kuvend
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
