Hashim Thaçi

Thaçi në emër të popullit të Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave në Itali

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime Italisë dhe familjeve të viktimave, që humben jetën si pasojë e tërmetit të mbrëmshëm. Ai  u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve nga ky tërmet. “Me pikëllim të thellë mësova për fatkeqësinë e rëndë natyrore që ka prekur Italinë dhe në këto çaste të vështira të gjithë ndihemi pranë popullit mik italian. Në emër të popullit të Kosovës shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave. Po ashtu uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e shpresoj që pasojat e dëmeve të kapërcehen sa më shpejtë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …