Skender Hyseni

Skënder Hyseni: Kosova e suksesshme kundër terrorizmit, e pasuksesshme në luftë kundër trafiqeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se Kosova nuk ka shënuar asnjë progres në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Hyseni këto deklarata i ka bërë gjatë takimit që ka mbajtur sot me përfaqësues të sigurisë të komunave të rajonit të Prishtinës. Situata me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore sipas ministrit Hyseni është e njëjta sikurse vitin e kaluar dhe ashtu siç edhe kishte raportuar Departamenti Amerikan i Shtetit. Hyseni tha se duhet punuar më shumë te përdorimi i drogës nga  të rinjtë e sidomos te moshat e reja. Edhe në Prishtinë, Hyseni përmendi luftën ndaj terrorizmit që sipas tij është situatë për të cilën duhet krenuar. Lidhur me këtë çështje,  sipas Hysenit është bërë një punë e mirë nga institucionet e sigurisë por edhe nga bashkësitë fetare.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …