Thaçi priti në takim ambasadoren kroate në Kosovë

Zëvendëskryeministri
dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi priti sot ambasadoren
e sapo-emëruar të Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanoviq. Duke i dëshiruar
mirëseardhje ambasadores kroate, Thaçi vlerësoi se Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie
të shkëlqyeshme dhe gjëra të përbashkëta. Me këtë rast, ai falënderoi ambasadoren
kroate për ndihmën që Kroacia po jep për Kosovën në
procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO si dhe në
anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Në anën tjetër, ambasadorja
Kapitanoviq u shpreh se Kroacia dhe Kosova gëzojnë raporte të shkëlqyera, një
bashkëpunim më i vjetër se sa vet dy shtetet gjegjëse, dhe se këto marrëdhënie
veçse po thellohen edhe më shumë. Një takim të ngjashëm me ambasadoren kroate
ka zhvilluar gjatë ditës edhe kryekuvendari, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …