Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: Titujt e medieve në Serbi janë të njëjtë si në kohën e Sllobodan Millosheviqit

Kryetari, Hashim Thaçi i ka deklaruar revistës kroate “Nacional” se shkaqet e së keqes dhe destabilizimit në Ballkan janë në Serbi. Nëse e lexoni shtypin e Beogradit vetëm për një ditë, e veçanërisht titujt, të cilët i dikton Qeveria, menjëherë do ta krijoni përshtypjen se si ata e shohin rajonin dhe fqinjët. Ata tituj janë të njëjte si në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ata gjatë gjithë kohës flasin kinse fqinjët janë problemi i tyre, por në të vërtetë ata ende flasin për luftë më të gjithë- edhe me kroat, edhe me Malin e Zi, me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me Kosovën. Ne e dimë se Serbia ende po punon që ta merr pjesën veriore të Kosovës dhe vetëm është duke e pritur momentin e volitshëm. Por, edhe një herë e theksoj – ky moment nuk do të vijë kurrë, ka theksuar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …