“The Guardian” kritikon pjesëmarrësit e Bordit të Paqes, profilizon Osmanin dhe Ramën si liderë të vendeve “pjesërisht të lira”

Gazeta britanike The Guardian ka publikuar një artikull kritik ndaj pjesëmarrësve të Bordit të Paqes, në një shkrim me titull “Autoritarë, tiranë dhe diktatorë: kush ishte në Bordin e Paqes të Trump?”, ku janë analizuar profilet politike të liderëve pjesëmarrës. Në artikull janë përfshirë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të cilët gazeta ka paraqitur vlerësime bazuar në raportet ndërkombëtare për demokracinë dhe qeverisjen. Sipas të dhënave të organizatës Freedom House, Kosova renditet si vend “pjesërisht i lirë” me 60 nga 100 pikë në Indeksin e Lirisë në Botë. Artikulli thekson se vendi zhvillon zgjedhje të besueshme dhe relativisht të mirëadministruara, por përballet ende me korrupsion të rrënjosur në institucione, ndonëse vërehen përpjekje reformuese nga një brez i ri politikanësh. Ndërkohë, Shqipëria, e udhëhequr nga Rama, vlerësohet me 68 nga 100 pikë dhe po ashtu klasifikohet si “pjesërisht e lirë”. Sipas raportit, vendi ka zgjedhje konkurruese, por korrupsioni dhe ryshfeti mbeten sfida të rëndësishme, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për reforma në sistemin gjyqësor. Artikulli i “The Guardian” paraqet një analizë kritike të përbërjes së Bordit të Paqes, duke ngritur debat mbi profilin politik dhe standardet demokratike të vendeve dhe liderëve pjesëmarrës në këtë nismë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi falënderon Edi Ramën për vizitën në Hagë: Shembull i atdhedashurisë dhe përparimit

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi …