Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në seancën e parë (1) të legjislaturës 2025-2029, e cila do të mbahet më 26 janar 2026 (e hëne), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit komunal në Rahovec.
Për këtë seancë, propozohet ky
REND DITE me 13 pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Dhënia e betimit të kuvendares znj. Florida Bajraktari dhe kuvendarit z. Behlul Krasniqi;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për inicimin e procedurave për themelimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës –“Park Hotel Plaza”;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, lokali – “Parku i Qytetit”;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës, për zgjedhjen e anëtarit të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për pagesën e mëditjeve të anëtarëve të komisioneve të themeluara nga kuvendi i komunës;
11. Shqyrtimi i raportit të punës së ekzekutivit (kryetarit) për vitin 2025;
12. Shqyrtimi i raportit financiar, janar – dhjetor 2025;
13. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.