leoni

Thirrje nga Business Support Center Kosovo (BSCK) për aplikim në grande, trajnime, vullnetarizëm dhe rrjetizim

Projekti 2.79 milion dollarë amerikanë Komunat për të Rinjtë (M4Y) synon të fuqizojë të rinjtë që të shprehin interesat e tyre në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve lokale socio-ekonomike rinore. Projekti ndërthur qasje inovative për zhvillimin e komunitetit, angazhimin e qytetarëve, përgjegjshmërinë sociale dhe zhvillimin e aftësive për të zgjeruar mundësitë e të rinjve të margjinalizuar për të marrë pjesë në aktivitete qytetare, dhe për të ndikuar në ndryshime pozitive në komunitetet e tyre. Projekti synon gjithashtu të përmirësojë bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet rinisë dhe pushtetit vendor, duke mbështetur bashkitë për të adresuar nevojat e të rinjve përmes shërbimeve të synuara më mirë, të drejtuara nga kërkesa dhe institucionalizimit të angazhimit të të rinjve në zhvillimin lokal. Business Support Center Kosovo (BSCK) në partneritet me Community Development Fund (CDF) ka filluar implementimin e këtij projekti në tre komuna të Kosovës, në mesin e Komunave edhe Rahoveci. Projekti është i strukturuar rreth qëllimeve kryesore të mëposhtme: 1) Themelimi i 200 projekteve të zhvillimit të komunitetit të drejtuar nga të rinjtë, në 10 komuna në Kosovë, në mesin e këtyre komunave është edhe Komuna e Rahovecit. 2) Rritja e punësueshmërisë së të paktën 3,000 të rinjve, duke ndërtuar aftësitë e tyre në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve. 3) Ofrimi i mundësive për përvojë pune për të paktën 500 të rinj nëpërmjet vullnetarizmit në projekte dhe praktikë në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …