Brickos

Kryetari Aliu ka vizituar shkollat në Komogllavë dhe Rakaj

Në nisje të gjysmëvjetorit të dytë, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me drejtorët komunal, Afrim Llabjani dhe Arben Halili, kanë vizituar sot, shkollat në Komogllavë dhe Rakaj, për t’i uruar këtë fillimvit, mbarësi nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave, por edhe për të bashkëbiseduar për procesin mësimor në përgjithësi, në rrethanat e pandemisë. Një falënderim e mirënjohje u rezervua edhe për bashkëqytetarin, Musli Murseli, i cili me gatishmëri e pasion të pashoq, dha ndihmë të konsiderueshme financiare për furnizimin me inventar të shkollës së re në Komogllavë, gjest solidariteti e ndihmë e çmueshme, për të cilën padyshim i jemi falënderues, ka thënë kryetari Aliu.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …