leoni

Thirrje nga OVL-UÇK: Protestë gjithëshqiptare në Tiranë kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë thirrje publike për një protestë mbarëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, kundër Gjykatës Speciale. Në një video të publikuar në rrjetet sociale me moton “Bashkohuni, shqiptarë”, organizata fton qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare të marrin pjesë në këtë tubim, duke theksuar nevojën për unitet dhe mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Protesta në kryeqytetin shqiptar vjen pas atyre të organizuara në Prishtinë dhe Hagë, ku me mijëra qytetarë kanë kërkuar drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – të cilët ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Fitore historike, puna për qytetarët fillon menjëherë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë përkrahësit, komisionerët …