leoni

Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Time Kadrijaj: Përrallave të Vetëvendosjes sot ju erdh fundi

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thenë se sot ju erdhi fundi përrallave të Vetëvendosjes. “E pashë këtë ish ministrin (Hekuran Murati) filloi me i akuzu ish-partitë opozitare për vota. Nuk kam pa askund në histori të njerëzimit, njëjtë kanë vepruar edhe kur kanë kërkuar në konstituimin e Kuvendit…ju e dini që Albin Kurti ka thënë më sprovoni , votoni kryeparlamnetarin se unë i kam votat për qeveri, vërtetë ne e sjellim në sfidën e sotit dhe u pa që Albin Kurti nuk i ka votat dhe sot nuk u votua Qeveria Kurti 3. Por ajo e mira që u pa sot, ishte që e pamë një Albin Kurt të urtë, të përkushtuar dhe në vend që të prezantojë planin qeverisë ai ka folë për punën që ka bërë pa dashtë me thënë se e ka sanksionu vendin dhe është nën sanksione dhe që vendi i ka humbur aleatët dhe si kryeministër nuk ka pritur asnjë vend dhe nuk ka pasë asnjë takim të rëndësishëm” ka thenë deputetja, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti po mban fjalim se sa shumë do të përfitonte Kosova dhe qytetarët e saj në rast se ai do të zgjedhet kryeministër

I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti po mban fjalim se sa …