Time Kadrijaj: Vetëvendosje po e mban peng vendin për Albulena Haxhiun, rrezikohen 90 milionë nga Banka Botërore

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili fajësoi opozitën për ngërçin institucional që, sipas tij, po rrezikon humbjen e 90 milionë eurove nga Banka Botërore.  Kadrijaj tha se faji i vetëm bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila, sipas saj, ka vendosur interesin personal të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit para interesave të vendit. “Krejt këto dështime i adresohen Vetëvendosjes, të cilët emrin e Albulena Haxhiut e kanë vendosur para Kosovës,” theksoi Kadrijaj për Front Online. Ajo theksoi se AAK-ja ka qenë ndër të paktët që ka shprehur gatishmëri për të mbështetur kandidatë të tjerë nga Vetëvendosje, me qëllim të tejkalimit të bllokadës, por sipas saj, mazhoranca është ngujuar vetëm në një emër. “Nëse po rrezikojmë 90 milionë nga Banka Botërore, duhet kujtuar se kemi humbur edhe fonde nga Bashkimi Evropian. Këto dështime kanë një emër të qartë – Lëvizja Vetëvendosje,” u shpreh Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Serbisë ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër ushtrisë serbe, në vitin 1999 në Koshare

Policia bastis pronën e Arsenijeviq në Zveçan – gjenden armë e municione, politikani serb jashtë vendit

Një pronë e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, në fshatin Vallaq të Zveçanit, ishte cak i …