Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë nisur përgatitjet për mbajtjen e seancës së përbashkët të Kuvendeve

Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë nisur përgatitjet për mbajtjen e seancës së përbashkët të parlamenteve. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi i aktiviteteve të të dyja parlamenteve për realizimin e objektivave strategjike të të dyja shteteve. “Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë” ka deklaruar për Top Chanel, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Në këtë mbledhje të përbashkët do ti bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Promovohet vepra madhore e akademik Arsim Bajramit mbi Rambujenë dhe ndërhyrjen e NATO-s

Në ambientet solemne të Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, më 18 mars 2026, …