Shqipëria

Tirana zyrtare u mundëson qytetarëve amerikanë qëndrim pa leje në territorin e Shqipërisë

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, miratoi vendimin për shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit ata kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit. Ky vendim u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm. Këta shtetas mund të hyjnë rishtas  dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat të ri, deri në një vit, nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.  Me këtë rast ngarkohen Ministria për Evropën, për  Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …