Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Tomas Szunjog: Zbatimi i marrëveshjeve Kosovë-Serbi është vendimtar për stabilitetin rajonal

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Sunyog, ka folur lidhur me rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe përparimin e rajonit. Ai ka thënë se periudha e fundit ka qenë një kohë stabiliteti relativ politik me shumë suksese në miratimin e ligjeve dhe reformave. Bashkimi Evropian po i jep prioritet zgjerimit në Ballkanin Perëndimor si një zgjidhje për sfidat e rajonit. Të dyja palët duhet të fokusohen më shumë në zbatimin e asaj që u ra dakord,  tha Szunyog, duke nënvizuar nevojën për progres të qëndrueshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Ai konsideron se Kosova dhe rajoni do të vazhdojnë të përparojnë drejt integrimeve evropiane dhe stabilitetit, dhe se dialogu do të çojë në rezultate konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Demhasaj kritikon Kurtin: “Pamje historike” të gjykatës, por mungesë përgjegjësie ndaj Prokurorisë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka komentuar me ironi paraqitjen e …