As pas 1 korrikut kur pritet të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së, qytetarët e Kosovës nuk do të mund të lëvizin

Tomas Szunyog pritet të jetë pasues i Nataliya Apostolovës dhe përfaqësues i BE-së në Kosovë

Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në Kosovë nga diplomati nga Çekia, Tomas Szunyog, i cili do të jetë pasardhës i Nataliya Apostolovës, si përfaqësues i posaçëm i BE-së në Prishtinë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel. Szunyog është zëvendës i shefit të Përfaqësisë Çeke në BE dhe ambasador i këtij shteti në Komitetin për politikë dhe siguri në bllokun evropian. Ai në këtë post ka qenë që nga viti 2017, ndërsa pas ardhjes në Bruksel, ai ka qenë drejtor i departamentit për politikë dhe siguri të Ministrisë së Jashtme çeke. Shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Prishtinë ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni. Szunyog ka drejtuar edhe departamentin për Evropën Juglindore të Ministrisë së Jashtme çeke.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …