Tony Hall: Procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë

Ish-kongresisti amerikan, Tony Hall, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga rastet më të padrejta që ka parë ndonjëherë. “Mbajtja e tyre në burg për gati pesë vjet pa një përfundim të procesit është e gabuar dhe e padrejtë,” tha Hall. Ai shprehu keqardhje për vuajtjet që po kalojnë të akuzuarit dhe familjet e tyre, ndërsa theksoi se procesi po zvarritet padrejtësisht. Hall bëri të ditur se i ishte refuzuar kërkesa për t’u takuar me Thaçin dhe të tjerët, me arsyetimin se nuk kishte kohë të mjaftueshme për përgatitje. “Procedurat janë shumë të ngadalta. Shpresoj që të përfundojë sa më parë dhe të ketë drejtësi për të gjithë,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Kosova në kurthin e Kurtit – nevojitet udhëheqje që bashkon, jo që përçan”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës institucionale që …