Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa, i cili prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmi ka tronditur familjen, miqtë dhe qytetarët, duke sjellë dhimbje të thellë në një moment tashmë të vështirë. Ç’njerzore duket vendimi i Gjykatës Speciale, e cila nuk ia lejoi Mustafës që të takohej me babanë e tij në ato çaste të fundit. Një mohim që për shumëkënd përfaqëson një akt të poshtër, duke marrë parasysh se asnjë proces ligjor nuk mund të jetë mbi dhimbjen njerëzore dhe të drejtën e familjes për të qenë pranë të dashurve në momentet më të vështira. Familja dhe bashkëpunëtorët e Mustafës shprehin trishtim dhe zemërim për këtë vendim, duke e konsideruar një mungesë të thellë humanizmi dhe një padrejtësi që lë plagë të pashlyeshme. Ky rast ngre pyetje serioze mbi sensibilitetin e institucioneve ndërkombëtare ndaj tragjedive personale dhe të drejtave themelore të njeriut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
