Tre ditët e Festivalit të Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2025, sollën një atmosferë të mrekullueshme dhe të paharrueshme në Rahovec

Në Rahovec për tri ditë rresht është mbajtur festivali tradicional i vjeljës së rrushit “Hardh Fest 2025 i cili solli një një atmosferë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Të nderuar qytetarë dhe miq të komunës sonë,

Tre ditët e Festivalit të Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2025, sollën një atmosferë të mrekullueshme dhe të paharrueshme në Rahovec. Vreshtarët, prodhuesit e verës dhe rakisë, bujqit, artistët, krijuesit e rinj dhe vizitorët nga mbarë Kosova, rajoni e bota, u bashkuan në një festë të vërtetë të traditës dhe kulturës sonë. Të gjithë së bashku shijuam prodhimet tona lokale dhe u dëfryem nën tingujt e muzikës nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që punuan pa u lodhur në prapaskenë, për të siguruar që gjithçka të rrjedhë mbarë dhe pa pengesa. Ekipet tona, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ekipet e emergjencave dhe institucionet tjera të sigurisë, u përkushtuan për të garantuar një festival të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë mysafirët. Falë angazhimit të tyre, Hardh Fest u zhvillua pa asnjë incident, duke mundësuar që të pranishmit të shijojnë çdo moment.

Një falënderim të madh meritojnë edhe ekipet e mirëmbajtjes dhe pastrimit, të cilët me përkushtim mbajtën të pastër hapësirën e Shtëpisë Ndërkombëtare të Verës, duke krijuar kushte ideale për vizitorët dhe organizatorët.

Së fundmi, dua të shpreh mirënjohjen time për Agron Sokolin, drejtor i Festivalit, si dhe ekipin organizativ të Hardh Fest, një grup të rinjsh të palodhur dhe të përkushtuar, të cilët çdo vit ngrenë lart emrin e festivalit, duke e kthyer atë në një ngjarje me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Me punën e tyre, ata jo vetëm promovojnë traditën tonë rahovecase, por edhe mundin e palodhur të vreshtarëve dhe bujqve tanë.

Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj feste të bukur! Ju presim sërish në Hardh Fest 2026, për të vazhduar këtë traditë të mrekullueshme së bashku, thuhet në postimin e kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Familja Gashi nga Mleqani bëhet me shtëpi të re

Ditë e lumtur! Bashkë me Shoqatën “Bereqeti”, patëm kënaqësinë t’ia dorëzojmë çelësat e shtëpisë së …