Kryetari Haliti ka përuruar palestrën shkollore sportive në Shkollën Fillore “Dëshmorët e Vitisë”

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti më bashkëpuntorë kanë përuruar palestrën shkollore sportive në Shkollën Fillore “Dëshmorët e Vitisë”.

Ai ka thënë se kjo hapësirë e re do t’u shërbejë nxënësve tanë për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative, duke krijuar kushte më të mira për gjeneratat e ardhshme.

Investimi në arsim dhe sport është investim në të ardhmen. Prandaj, edhe më tutje do të vazhdojmë ndërtimin e palestrave të tjera në shkollat tona, që çdo nxënës të ketë mundësinë të zhvillohet në mënyrën më të mirë, është shprehur kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …