Tre ushtarë pakistanezë u vranë nga sulmet e Indisë në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit

Tre ushtarë pakistanezë u vranë nga sulmet e Indisë në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit

Ushtria e Pakistanit tha se tre ushtarë pakistanezë u vranë disa pjesëtarë të tjerë të saj u plagosën. Ushtria pakistaneze po ashtu tha se “u përgjigj në mënyrë efektive” pas sulmeve të Indisë me mortaja në qytetin kufitar Rakçakri, i cili ndodhet në pjesën pakistaneze të Kashmirit. Zyrtarët indianë nuk i komentuan raportet nga Pakistani. Viktimat e fundit vijnë pasi në muajin shkurt, një sulm vetëvrasës la të vrarë 40 ushtarë indianë në Kashmir – pjesën e administruar nga India. Kjo e nxiti Indinë të kryejë një sulm ajror brenda Pakistanit, duke shënjestruar, siç tha, militantët përgjegjës për sulmin vetëvrasës. Edhe Pakistani, edhe India – dy vende që posedojnë armë bërthamore – kontrollojnë pjesë të Kashmirit. Dy fqinjët kanë një histori të marrëdhënieve të hidhura që nga fitimi i pavarësisë nga Britania në vitin 1947. Dy rivalët bërthamorë kanë luftuar tri luftëra – dy nga to për rajonin e Kashmirit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …