Tri partitë parlamentare të opozitës: PDK, LDK dhe AAK kanë shprehur gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Tri partitë parlamentare të opozitës:  PDK, LDK dhe AAK kanë shprehur gatishmërinë për  zgjedhje të reja në vend. Duke folur lidhur me këtë mundësi, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar  se Qeverisë Kurti duhet t; i ndërpritet   mandati, po punon vetëm në dëm të interesave të qytetarëve. PDK-ja  që nga qershori i vitit të kaluar nuk voton asgjë në Kuvend për një arsye të vetme sepse kërkojmë t’ia ndërpresim mandatin kësaj qeverie, që është kthyer në dëm të interesave të qytetarëve. Kosovës i është ndalë ora ndërkombëtare”, tha ai. Të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare  janë deklaruar edhe zyrtarë të lartë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila madje ka kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …