Brickos

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

Më kërkesë të LDK-së e mbështetjen e 38 deputetëve kërkohet seancë e jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për çështjen e tenderëve njëburimor. Ai ka deklaruar se me  kërkesë të deputetes, Hykmete Bajrami dhe me mbështetjen e 38 deputetëve është kërkuar që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimor që i ka dhënë qeveria dhe është thyerje e çdo rekordi. Tenderët njëburimor konsiderohen si një burim i madh korrupsioni. 350 tenderë njëburimor janë dhënë deri tash. Ne konsiderojmë që kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend, dhe do të iniciojmë edhe formimin e një komisioni hetimor. Arben Gashi ka thënë se si LDK janë të gatshme që kurdoherë që të mbahen zgjedhjet, të marr pjesë. Ndërsa sa i përket diskutimeve në lidhje me manastirin e Deçanit, ka deklaruar se dhënia e tokës nuk është çështje e Komunës së Deçanit, por është përgjegjësi e Agjencisë  Kadastrale.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …