leoni

Tridhjetë familje të lagjes “ Kameraj” dhe “ Doqi” të Jashanicë së shpejti bëhen më rrugë të asfaltuara

Tridhjetë familje të lagjes “ Kameraj” dhe “ Doqi” të fshatit Jashanicë e Epërme të Klinës, së shpejti do të behën më rrugë të asfaltuara. Të hënën kanë nisur punimet për përgatitjen e rrugës për asfalt 1.3 km e gjatë e cila do të krijoj lehtësi në qarkullim për nxënësit dhe banorët e këtyre dy lagjeve të cilët deri tash kanë kaluar nëpër një rrugë të dëmtuar. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka uruar banorët e Jashanicës për ketë projekt dhe ka thënë se të gjitha lagjet e fshatit Jashanicë do të behën më rrugë të asfaltuara dhe kanalizim për trajtim të ujërave të zeza. “Ju kemi përkushtuar fshatit Jashanicë, asfaltimit të rrugëve dhe rregullimin e kanalizimeve për trajtimin e ujërave të zeza për ketë fshat i cili ka dhënë më së shumti në periudhën e luftës. Por jo vetëm në Jashanicë por edhe në shumë lokalitete tjera të Komunës së Klinës po punohet në shumë projekte. Jemi në vazhdimësi të realizimit të projekteve që i kemi premtuar dhe asnjë lagje e fshatit Jashanicë nuk do të mbetet pa rrugë të asfaltuara dhe kanalizim të ujërave të zeza”, ka thënë Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …