Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, sot udhëton për Hagë

Rexhep Selimi: Koalicioni PDK-AAK-NISMA duket se nuk i ka votat për ta zgjdhur as kryetarin e Kuvendit

Deputeti i Vetëvendosje Rexhep Selimi me anë të një postimi pyet a i ka PAN-i numrat për kryetar të Kuvendit para se t’i kërkojë për kryeministër. “Pyetja se a i ka PAN-i numrat per kryeminister apo jo, po qarkullon tash e sa jave.  Por, nje pyetje tjeter duhet te kete pergjigje paraprakisht: a i ka PAN-I numrat per Kryetar te Kuvendit? I gjithe opinion eshte fokusuar ne ate, qe ne fakt nuk eshte ne radhe, ne pyetjen se a i ka votat PAN-i per per kandidatin e tyre per Kryeminister.  Ne nderkohe po harrohet fakti qe para se te vije puna deri aty, PANI- e ka ne agjende votimin per kandidatin e vet per Kryetar te Kuvendit, sepse aty “ka rend”… njehere Kryeparlamentari e pastaj ndoshta edhe Kryeministri…! Keshtu thot “vellai I madh” i PAN-it PDK-ja – “first things first”.  Ne aktivitetin e dendur qe ka AAK-ja ne kerkim te numrave, a nenkuptohet se po i kerkon edhe numrat per kryeparlamentarin apo vetem per kryeministrin?  Poashtu, deputetja qe ia premtoi PAN-it voten per Kryeminister duhet te pergjigjet paraprakisht se a do ta votoje Veselin ne krye te Kuvendit para se ta voto je Haradinajn per kryeminister? Kjo eshte me rendesi te dihet. Pastaj mund ta dijme situaten ku jemi…” ka shkruar Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …