Trump do të aktivizojë Gardën Kombëtare për të ndihmuar në ngritjen e stacioneve mjekësore për luftimin e koronavirusit

Trump do të aktivizojë Gardën Kombëtare për të ndihmuar në ngritjen e stacioneve mjekësore për luftimin e koronavirusit

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do ta aktivizojë Gardën Kombëtare për të ndihmuar në ngritjen e stacioneve mjekësore dhe shpërndarjen e qindra tonelatave furnizime në tre shtetet e goditura më së keqi nga shpërthimi i koronavirusit: Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington. Në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se garda do të jetë në komandën e tre guvernatorëve, shtetet e të cilëve përbëjnë 58 për qind të rasteve me koronavirus në gjithë ShBA-në. Shteti i Nju Jorkut ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus: mbi 15 000. Në gjithë SHBA-në janë mbi 33 000 raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus, ndërsa mbi 400 pacientë kanë humbur jetën.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …