Kryetari amerikan, Donald Trump e portretizon kundërshtarin e tij, Joe Biden, si një kundërshtar të naftës, armëve dhe Zotit

Trump: Qeveria libaneze të zhvillojë një hetim të plotë dhe transparent të shpërthimit që shkatërroi Bejrutin

Kryetari i SHBA-së Donald Trump sot i bëri thirrje qeverisë libaneze që të zhvillojë një hetim të plotë dhe transparent të shpërthimit që shkatërroi Bejrutin. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbi pjesëmarrjen e Trump në konferencën e sotme të donatorëve për të ndihmuar Libanin, thuhet se presidenti amerikan konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin e Shteteve të Bashkuara që “të vazhdojnë të sigurojnë ndihma për popullin e Libanit”, por nuk përmendi shuma. Trump u pajtua me liderët e tjerë botërorë për nevojën e një koordinimi të ngushtë të ndihmës ndërkombëtare. Ai shprehu gatishmërinë që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë hetimin e shpërthimit dhe bëri thirrje për paqe në Liban, duke njohur “legjitimitetin e thirrjes së demonstruesve paqësorë për transparencë, reformë dhe përgjegjësi”

Kontrolloni gjithashtu

Azem Syla nderon Gjeneral Kudusi Lamën në Vorë: “Babushi i UÇK-së nuk do të harrohet”

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Azem Syla, ka vendosur një pllakë përkujtimore në Vorë të …