Trump

Trump: Urdhri i ri për migrimin me 1 mars

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se kryetari i Amerikes, Donald Trump, do të nënshkruajë urdhrin e ri ekzekutiv për refugjatët dhe emigrantët më 1 mars. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka thënë se kryetari Tramp, urdhërin që është dashur të nënshkruajë javën e kaluar, e ka shtyrë, pasi ka dashur që ai të jetë i përsosur. Urdhri i parë ka shkaktuar konfuzion në aeroportet në gjithë botën dhe protesta në Amerikë dhe jashtë. Ai iu ka ndaluar hyrjen në shtetin amerikan, për 90 ditë, qytetarëve të shtatë vendeve me shumicë myslimane, ka pezulluar pranimin e të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe ka ndaluar hyrjen, për kohë të pacaktuar, të refugjatëve nga Siria. Urdhri është ndërprerë nga një gjykatës federal, por Trump është zotuar se do të shkruajë një urdhër të ri, i cili do të pranohet nga gjykatat. Ai ka thënë se goditja e migracionit është e nevojshme për të parandaluar terroristët potencialë që të hyjnë në Amerikë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …