Donald Trump

Trump: Veprimet e Koresë së Veriut vazhdojnë të jenë armiqësore dhe të rrezikshme për SHBA-në

Kryetari amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se një politikë e pajtimit ndaj Koresë së Veriut nuk do të funksiononte, pas njoftimit të një testi të ri bërthamor nga regjimi i Phenianit. “Koreja e Veriut zhvilloi një test bërthamor të përmasave më të mëdha. Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të jenë armiqësore dhe të rrezikshme për SHBA-në”, shkroi Donald Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter. Në një sërë mesazhesh në rrjetin social Twitter, kryetari amerikan, Donald Trump shprehu gjithashtu reagimin e parë amerikan për njoftimin, nga regjimi i Phenianit, se Koreja e Veriut kishte kryer me sukses testimin e bombës me hidrogjen. Ai kërkon një vendosmëri ekstreme kundër Koresë së Veriut. Trump nënvizoi gjithashtu se Kina ka pasur, sipas tij, pak rezultate në përpjekjet për të bindur Phenianin të frenojë programet bërthamore dhe balistike. Testi i kryer sot nga Koreja e Veriut është prova e gjashtë bërthamore dhe më e fuqishme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …