Trupat paqeruajtëse të KFOR-it , në Kosovë, përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se do të ketë një rritje të përkohshme të pranisë ushtarake në vend për shkak të një stërvitjeje që do të organizohet nga data 27 shtator deri më 2 nëntor të këtij viti. Si rezultat i kësaj, një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuara do të mbërrijë në Kosovë më 11 shtator për t u njohur me asetet dhe personelin e KFOR-it para fillimit të stërvitjes. Njësitë do të kryejnë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Në përfundim gjatë stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të largohet nga Kosova dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në komunikatë.
