Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Fadil Gecit mohoi se vëllai i tij Gani Geci e ka vrarë Abedin Rexhën

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, dëgjon fjalimin politik të dëshmitarit të Prokurorisë, Fadil Geci

Dëshmitari i  Prokurorisë kundër krerëve të  UÇK-së,  Fadil Geci, në dëshminë e tij të dhënë sot në Gjykatën Speciale ligjëroi për përçarjen e LDK-së duke u ankuar se personi kryesor që shkatërroi Lidhjen Demokratike, sipas tij, është Fatmir Sejdiu. Ai person, unë kam qenë brenda aty, që e ka shkatërru LDK-në në këtë formë, është Fatmir Sejdiu, që do të merr përgjegjësinë historike, sepse ka pasë marrëveshje, me këta për me ardhë m’u bo vet kryetar, e vet m’i marrë përsipër të gjitha dhe e ka shkatërru LDK-në. Fadil Geci, nuk përmendi rrahjet me karrige ku printe vëllai i tij, Gani Geci më vonë i dënuar për vrasje. Nuk është për t’ u  habitur me fjalimin Gecit sepse ai ka hallin e LDK-së, por me trupin gjykues të Gjykatës Speciale, që lejon fjalime të tilla, që nuk kanë të bëjnë me çështjen kryesore. Urrejtja e Fadil Gecit dhe Imer Imerit kundër krerëve të UÇK-së, është më bizarja dhe me liga deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …