mbpzhr 2018
MIT
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Personalitete / Tuk Jakova, (26 shkurt 1914 – 26 gusht 1959)
Tuk Jakova, (26 shkurt 1914 - 26 gusht 1959)

Tuk Jakova, (26 shkurt 1914 – 26 gusht 1959)

Tuk Jakova, (Shkodër, 20 shkurt 1914 –  Tiranë, 26 gusht 1959) qe marangoz anëtar i grupit komunist të Zef Malës, një nga pjesëtarët kryesor të komunistëve përgjatë Luftës së Dytë Botërore si komisar i Brigadës së Parë Sulmuese. Më pas president i sindikatave, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, min. i Financave, zv/kryeministër dhe pastaj palë pësuese e luftës brenda llojit. I hoqën gradat, titullin “Hero i Popullit” dhe e internuan familjarisht.

Leu në Shkodër në lagjen Fushë Çelë, i biri i Markut dhe i Luçies[1]. Babai i Tukut,  Mark Jakova ishte sahatçi dhe kujunxhi, ndërsa nëna Luçia shtëpiake. Më i madhi ndër të katër djemt, Kolës, Franos dhe Filipit[2]. Për arsye ekonomike kreu vetëm arsimin fillor dhe më pas mori zanatin e marangozit, por tre vëllezërit e tjerë u shkolluan[3].

Së bashku me Qemal Stafën, Zef Malën dhe Vasil Shanton qenë ndër veprimtarët e Grupit të Shkodrës, i cili u arrestua, gjykua dhe dënua më 1939 dhe u dënua me katër vjet burg. Me organizimin e Partisë nën direktivat dhe bekimin jugosllav më 8 nëntor 1941, u zgjodh një nga shtatë anëtarët e Komitetit Qendror provizor. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare u caktua komisari Brigadës së parë Sulmuese, i Divizionit të Parë dhe i Komparmatës së Tretë.

Pas Çlirimit u caktua president i sindikatave dhe prej andej, aty nga fundi i vitit 1946, e dërgua si të ngarkuar me punë në Federatën Jugosllave. U kthye nga Beogradi në vitin 1948, në kohën kur u zhvillua Kongresi i parë i Partisë. Në atë Kongres, ai u zgjodh Sekretar i KQ të Partisë.

Për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij në vitin 1951, Tuk Jakova u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike i akuzuar si zbutës i luftës së klasave. Ndërsa në vitin 1955 u përjashtua nga posti i anëtarit të KQ dhe u la për t’u diskutuar qëndrimi si anëtar i partisë. Në vitin 1955 përjashtohet nga Komiteti Qendror i PPSH, ndërsa në nëntor të të njëjtit vit internohet së bashku me familjen në Berat. Pas dy vitesh, më 1957 dënohet me izolim në Kalanë e Kaninës. Në vitin 1958 shpallet tradhtar dhe dënohet me 20 vjet heqje lirie. Vdiq një vit më vonë, më 1959, në rrethana misterioze.

Letërkëmbimi mes Fan Nolit dhe Enver Hoxhës:  Mos më dërgo budallenj si Tuk Jakova

Letërkëmbimi mes Fan Nolit dhe Enver Hoxhës:  Mos më dërgo budallenj si Tuk Jakova

Një letër e Fan Nolit dërguar Enver Hoxhës, më 30 shtator të vitit 1946 dëshmon ndër të tjera angazhimin e pakushtëzuar të Fan Nolit në ndihmë të ngritjes dhe forcimit të shtetit shqiptar të sapo dalë nga lufta. Në këtë periudhë ai i besonte Enver Hoxhës dhe dukej se besonte edhe në rrugët demokratike që do të ndërmerrte ai. Noli shfaqet si një atdhetar që interesohet për çështjen shqiptare, anëtarësimin e Shqipërisë në OKB dhe njohjen e shtetit shqiptar.

Ai ia lejon vetes t’i japë këshilla Enver Hoxhës, sa u përket rrugëve që duhet të ndjekë në punë të diplomacisë dhe tërheq vëmendjen, madje duke shprehur një revoltë të papërmbajtur për personat që dërgohen si ndërmjetës në këto bisedime diplomatike, persona që duhet të zgjidheshin me kujdes, dhe jo si rasti i Tuk Jakovës. Me këtë të fundit Noli kishte pasur shumë fërkime gjatë qëndrimit të Jakovës në SHBA, për bisedime dhe të cilin e quan një “barbar” dhe “kërcu të pagdhendur”. Letra është shkëputur nga vëllimi me letërkëmbimin e Nolit përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi dhe po botohet si një kujtesë për përvjetorin e 69-të të që shënohet këtë vit, mbi përpjekejet e shtetit shqiptar për t’u njohur nga fuqitë e mëdha dhe për t’u antarësuar në OKB./Shqiptarja.com/

Tuk Jakova ishte vëlla i Kolë Jakova

“Fronti i Rezistencës” infiltroi agjentët dhe kishte në dorë të gjitha planet e bandave të diversantëve të parashutuar në vitet ’50. Historia e togerit të Sigurimit me artistin Kolë Jakova.

Jemi në muajt e parë të vitit 1950. Kuptohet 63 vjet me parë. Kishim zënë vende rrëzave të Sofrës së Skënderbeut. Mbuloheshim nga shkëmbinj, veshur me një gjethnajë të dendur, që asaj nate çmohej si një nga postatet, e cila siguronte fshehtësinë tonë të domosdoshme përballë ndjekjeve solide të forcave të DMP-ës (Divizionit të Mbrojtjes së Popullit) dhe sidomos përballë Shërbimit Inteligjent Sekret të Sigurimit të Shtetit. Ndue Gjergji me shokë në kryesi të një organizate mirënjohur Fronti i Rezistencës Shqiptare kundër pushtetit popullor, atë shërbim sekret Shqiptar e krahasonte me GPU-n, paraardhëse e KGB-së staliniane të ish Bashkimit Sovjetik.

… Midis grupit të Ndue Gjergjit, alias Antonio Majori, i mbiquajturi Toga , kishte diktuar një personalitet të Pushtetit Popullor , siç raportonte ai. Ndër të tjera ai, na bëri të ditur që …

Nga ç’na informoi Toga, unë fiksova emrin dhe mbiemrin e shkrimtarit Kolë Jakova. Madje para grupit ku komandonte Ndue Gjergji i Previzit të Kurbinit, të cilin në Frontin e Rezistencës e njohin me kodin Antonio Majori, Toga bëri të ditur që Kolë Jakova ishte vëllai i Tuk Jakovës, bash njërit nga hierarkët me të mëdhenj të Shqipërisë pas Enver Hoxhës. Kolë Jakova strehohej diku afër, pikërisht në shtëpinë e të mirënjohurit Sherri. Vendin dhe shtëpinë e Sherrit i njoh unë. Sonte kemi rastin më të mirë ta vrasim Kolë Jakovën dhe ta hedhim në ndonjë hendek aty pari. Ta marr vesh qeveria Hoxha-Shehu që asnjeri të tij s’do ta lëmë gjallë. Sapo ta rrëzojmë qeverinë e tyre, Shqipërinë do ta bëjmë ashtu si duam na. Këtë do ta arrijmë duke vrarë çdo kënd që i shërben Hoxha-Shehut, -tjerri fjalën e gjatë terroristi. Ky njihej si vrasës i disa shqiptarëve dhe djegies së shtëpive të tyre, përfshirë dhe atë të një Malbardhësi të Kurbinit, përmendur me nofkën Lal Ndreu.

-Vrasjet e kësaj natyre do te na sjellin rreziqe të mëdha para kohe –fola unë si përfaqësues i Frontit të Rezistencës. Madje do të zbulohemi në atë mënyrë që do t’u japim mundësi forcave të ndjekjes të na ç’farosin, para se të kemi realizuar organizimin e domosdoshëm. Të organizohemi, pastaj vijnë aksionet …

-Jo , jo zotërinj! Në asnjë rrethanë nuk duhet të vritemi shqiptar me shqiptar. Këtë e kemi të qartë edhe nga letra që na dërgoi kryetari i Komitetit Qendror të Frontit të Rezistencës, i madhi Besnik. Siç e dini bëmë analizën e thellë të asaj letre në mbledhjen tonë të paharruar, bash në këto male. Aty cituam dhe fjalën e kryetarit te madh te Ballit Kombëtar në diasporë, Abaz Ermenjit, i cili porosiste që të mos bjemë në grackën e atyre të huajve që kur vritemi njeri me tjetrin fërkojnë duart e fitimtarit teksa na përdorin “si kavje dhe minj laboratori “ .

-Veçse pa e vrarë, Qeveria Hoxha-Shehu nuk rrëzohet – nguli këmbë Toga .

-Është kryengritja e përgjithshme kundër Hoxha-Shehut, e vetmja rrugë që do të na çojë në fitoren tonë, kryengritje të cilën nuk mund ta realizojmë deri sa jemi ende te paorganizuar plotësisht. Na duhet domosdo edhe aleanca me superfuqitë – viziononte qetë, madje bindës komandanti Ndue Gjergji, ndryshe nga Antonio Majori. Ai përtheu sytë me Togun, ndërsa ky përpushte zjarrin e ndezur mbuluar midis shkëmbinjve diku rrëzave të Sofrës së Skënderbeut që thellonte fshehtësinë e grupit .

-Ti, Antonio Major po me ndalon sonte. Ani! Veçse atij Kol Jakovës a ndonjë tjetri si ai, unë do t’ua gjej ditën t’i zhduk. Ti e di, unë nuk mund të rri duarkryq.

-Unë jam me Antonio Majorin. Duhet kryengritja. Me kryengritjen vrasin atë edhe vete Hoxha-Shehun dhe jo dokëdo si këtë Kolën a si quhet se s’po ia di emrin … -fola unë në mbështetje të idesë më njerëzore që të mos vritemi shqiptar me shqiptar. Sepse ky është dhe orientimi i Besnikut, i Abaz Ermenjit, madje dhe i Ndue Gjergjit dhe xhaxhait te tij gjeneralit te madh, Preng Previzit qysh nga e kaluara. Aty për aty, Ndue Gjergji, vuri dorën në supin tim. Më tha: – Ma falëndero Besnikun për punët e mëdha si udhëheqësi ynë … Në ato sekonda thyer sysh me mua, Ndue Gjergji ulur në shkëmbin e ashpër, por të madhërishëm të rrëzëz së Sofrës Kastriotase, më solli ndër mend Etruskët e mijëra vjetëve para erës së re, kur shkrimtari i madh Ere Mark, mbi ato shkëmbinj të lashtësisë, thyer sysh me një nga personazhet tipikë të tij, shkruante që ai shkëmb nuk po i mbante vetëm 7-8 orë, por disa mijëra vite më përpara… Dhe si për të plotësuar këtë meditim të timin, Ndue Gjergji, nip i gjeneral Preng Previzit pervijoi: “A din ç’ka Xhakon! Përmendi sakaq pseudonimin tim ndërkohë nuk ndaloi derdhjen e një buzëqeshjeje sinjifikative. Vazhdoi: -Kur abdikoi Mbreti Zog i parë në Prill 1939, grishi në tubimin e përcjellësve të tij edhe axhën tim, gjeneral Preng Previzin. Në atë kohë ai kishte dhënë përgjigjen e prerë: “Jo, Naltmadhni! Unë jam betuar para flamurit kombëtar këtu, që sa të jem gjallë t’i shërbej atdheut tim në mbrojtje të Shqipërisë…”. Jam krenar që dhe unë eci pa u ndalur në gjurmët e tij. Ky është mesazhi im, me lutje që t’ia përcjellësh Besnikut tonë lavdiplotë.

…Besniku kod me te cilin kamuflohej Kadri Hazbiu, asokohe ish zëvendësministër i brendshëm, më udhëzoi shkurt: -Me porosi të shokut Mehmet Shehu: shikoje shënimin e tij udhëzues në relacionin që ke dhënë. Takoje Kolë Jakovën në zyrë. Bëje me dije për hollësirat dhe merrni masat e sigurimit për jetën sikundër përcaktohet në udhëzim …

Kolë Jakova ishte vëllai i Tuk Jakovës, Frano Jakovës dhe i Filipit, vëllezër me veprimtari të shquar kundër pushtuesve fashistë-nazistë. Nuk me shqitet mendsh humori i krijuar në një shtëpi në rrugën Fushëqele, në qytetin e Shkodrës. Aty, pikërisht ato ditët e para, sapo u çlirua Shkodra dhe gjithë Shqipëria nga thundra nazifashiste Hitleriane, vëllezërit Jakova me në krye Tukun e madh, rrethuar nga shokë e miq prisnin t’u vinte dhe atdhetari i shquar shkodran i mirënjohuri Shefqet Begu. Partizani i dërguar nga Tuku për ta ftuar Sh.Begun, u kthye disi i vrerët.

Partizani: -Shoku Tuk! Shefqet Begu tha: I thuaj Tuk Jakovës që shkallët, për t’u ngjitur majave të larta, t’i kemi mbajtur na. Kur unë thithja çibukun e ndezur me duhan mbi fuçitë e barutit, ti me shokë vishit të sigurt strehuar në oxhakun tim. Pra, o Tuk, mos harro! Eja sërishmi ti te unë dhe jo unë te ti …

Tuku: -Për ideal! Shefqet Begu nuk të fal! Shkojmë burra!… S’kemi rrugë tjetër…

Frano Jakova më shtrëngoi dorën. Me Franon kisha kaluar jetë të gjatë partizane, gjatë LANC-it ( Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare). Asisoj ndoqëm gjurmët e Tukut dhe të Kolës drejt vatrës atdhetare të pamposhtur të Shefqet Begut.

…Por, jemi te çështja e Kol Jakovës, tanimë katër-pesë vjet më vonë. Veshur përbrenda me rrobë oficeri të gradës toger, po që dukesha civil për shkak të pardesysë që më mbulonte, mora drejtimin nga dera e Ministrisë së Brendshme te dera e Teatrit Popullor, karshi-karshi njëra tjetrës. Sapo hyra në katin e dytë, ballë për ballë, në sallon u takova me do artistë dhe artiste. Njoha Tef Palin, si dhe toka duart me artistet Marije Logoreci, Drita Pelingu, Xhanfize Keko e disa të tjera të cilat i takoja për herë të parë. Pyeta: – Më falni, ku e ka derën e zyrës shoku Kolë Jakova?

-Ja – Marije Logoreci drejtoi dorën ballë derës

– Faleminderit .

Aty për aty trokita. Dera u hap. Kola s’ishte. Artistët lëvizën. E gjetën. Ai erdhi. Nuk më mbante mend. Ashtu në këmbë, i fola që isha shoku i vjetër i Franos, vëllait të tij. E mban mend kur shkuam te Shefqet Begu? Ndërkaq hoqa pardesynë jo pa qëllim. Kur më nguli sytë në kostumin ushtarak, kostum të cilin e mbaja me krenari si gjithë të rinjtë e kohës sime, Kola lëshoi urimin: E gëzofsh gradën!

-Kjo gradë më solli te ti …

– Hajrli! Lëshoi këtë batutë Kola teksa zateti në karrigen e tij. Ishte drejtor i teatrit shtetëror. Gjatë dyfjalëzimit me Kolën u sqarova se nga “shëtiste” në takime me miq e dashamirës gjatë veprimtarisë së tij krijuese. Më tregoi hollësirat e familjes së mbiquajtur Sherri. Ndërkohë unë i tregova hollësirat e rrezikut për jeten, ashtu sikunder kërcënonte terroristi Toga në praninë time ku fatbardhësisht komandonte kundërshtari Ndue Gjergj Previzi, i cili në ujdi me strategjinë dhe taktikën e Besnikut, orvatej kurdoherë të evitonte vrasjet shqiptar me shqiptar. Ndërkaq njësh me Kolën, ramë në marrëveshje operative që sa herë do të lëvizte, do të na njoftonte në një telefon të caktuar dhe në një “post-restant”, përndryshe në një pikë të heshtur mbi itinerarin e tij, si dhe bazat ku do të lëvizte. Bëmë shakara që në këto punëra nuk mund të bëjmë “teatro” sikundër vetë Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ia dërgonin këtë mesazh sigurimi, ku luhej me jetë njerëzish. Mbrojtja e njeriut si qenia më e lartë dhe e shenjtë e të gjitha qenieve të gjalla të natyrës, ishte ndërkohë qëllimi më i lartë strategjik i platformës politike të shërbimit inteligjent sekret shqiptar.

Lion, tetor 2012

Shkruar posaçërisht për “Shekullin” me titullin e origjinalit: “Detyra midis “miqsh””, -kujtime në kuadrin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Tregimi hape me dy vargjet: “O zë i ëmbël! Sa ëmbël tingëllon në/ gjuhën amtare, në vend të huaj.

Mark Dodani ka lindur në Naraç-Mnellë të Mirditës më 24 shkurt 1926. -Arsimin fillor e ka kryer në vendlindje, ka mbaruar gjimnazin (semimaturë) në Korçë si dhe Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. – Pas pjesëmarrjes aktive në luftë, në moshë fare të re, në qershor 1945, pasi i vrasin të atin, Llesh Dodani, nga “Komiteti i Maleve”, infiltron mes bandave kriminale si punonjës i Sigurimit të Shtetit, armë të cilës i shërbeu gjatë gjithë jetës. Është autor i mbi 20 librave artistikë me tematikë sigurimin e shtetit, si dhe skenarist në disa filma. Është i martuar, ka katër fëmijë.

Para grupit ku komandonte Ndue Gjergji i Previzit të Kurbinit, të cilin në Frontin e Rezistencës e njohin me kodin Antonio Majori, Toga bëri të ditur që Kolë Jakova ishte vëllai i Tuk Jakovës.

Burimi: Shekulli.com.al

Kontrolloni gjithashtu

Vaso Pashë Shkodrani (1825 - 1892)

Vaso Pashë Shkodrani (1825 – 1892)

Vaso Pasha ishte njëri ndër rilindësit më të spikatur të Shqipërisë dhe njëri ndër iluministët ...