Turqia dhe Rusia biseduan për Marrëveshjën e grurit në Detin e Zi dhe vendimin e njëanshëm të Kremlinit për t’u tërhequr prej saj

Kryetarët e Turqisë dhe të Rusisë, Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku fokusi kryesor ishte Marrëveshja e grurit në Detin e Zi dhe vendimi i Moskës për t’u tërhequr prej saj. Sipas informacioneve, Erdogan nënvizoi se nuk do të ishte në interesin e askujt anulimi i nismës së Detit të Zi, të cilën ai e konsideron një “urë paqeje” dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekje të forta për të vazhduar këtë marrëveshje. Në këtë kuadër, ai vuri në dukje se çmimet e drithërave, të cilat ranë me 23% gjatë periudhës së zbatimit të marrëveshjes u rritën me 15% në dy javët e fundit. Duke iu referuar komunikimit mes dy presidentëve, zyra e Erdoganit njoftoi se Putin ka pranuar të vizitojë Turqinë, pa dhënë detaje për datën e saktë. Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip  Erdogan falënderoi Rusinë për dy avionët zjarrfikës të dërguar në Turqi  kundër zjarreve në pyje.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Gjykata e Shkallës së Dytë rrëzon vendimin për tokën publike në Prishtinë – fitore për interesin qytetar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se Gjykata e Shkallës së Dytë …