Turqia ka bërë të ditur se do të blejë 40 avionëve luftarakë F 16-të për t' iu kundërvënë Greqisë e Francës

Turqia ka bërë të ditur se do të blejë 40 avionëve luftarakë F 16-të për t’ iu kundërvënë Greqisë e Francës

Turqia ka bërë të ditur se do të blejë 40 avionëve luftarakë F 16-të. Blerja e këtyre avionëve shënon një kthesë në qëndrimin e Turqisë dhe vjen pikërisht në kohën kur Franca e Greqia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila nuk është mirëpritur në Turqi. Sipas paktit Athina do të blejë tre fregata Belhara dhe tre korveta nga Parisi, e ky i fundi do t`i vijë në ndihmë edhe ushtarakisht nëse ajo ia kërkon një gjë të tillë. Turqia tani po synon të forcojë aftësitë e veta ushtarake përballë një aleance të mundshme franko-greke në Mesdhe. Që prej vulosjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Francës, Turqia e ka shtuar presionin mbi Athinën në shumë fronte. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi së fundi se vendi i tij mund të shpallë një zonë ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, duke kujtuar se Turqia e ka një zonë të tillë edhe në Detin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …