Mevlut Cavusoglu

Turqia kërkon nga aleatët ndërhyrje tokësore në Siri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu në një konferencë për shtyp me ministrin italian Paolo Gjentiloni, në Ankara, ka deklaruar se vetëm sulmet ajrore kundër ISIS në Siri nuk mjaftojnë, por duhet një strategji me përpjekje nga toka”. Turqia nuk do të veprojë e vetme. Duhet një vendim i përbashkët”, ka thënë Cavusoglu.  Ai është shprehur në favor të qëndrimit të Italisë mbi nevojën për një armëpushim dhe për një tranzicion politik në Siri. “Ne nuk kemi axhenda sekrete”, ka shtuar Cavusoglu.  Nga ana e tij, ministri i Jashtëm italian është shprehur për një zgjidhje politike të konfliktit sirian.  “Situata në Siri është shumë e rëndë në aspektin humanitar dhe shumë e vështirë në atë strategjik. Megjithatë, për Italinë është e nevojshme bashkimi i forcave kundër ISIS dhe të besojmë në perspektivat që ofrojnë bisedimet për paqen. Premisat që na ka komunikuar John Kerry janë inkurajuese dhe duhen mbështetur”, ka thënë Gjentiloni.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …