Rreth 500 puçistë turq janë sjellë para gjyqeve, në Turqi lidhur me grusht-shtetin e dështuar një vit më parë

Turqia shënoi 8-vjetorin e përpjekjeve për grusht-shtet të 15 korrikut të vitit 2016

Turqia  shënoi 8-vjetorin e përpjekjeve për grusht-shtet  të 15 korrikut të vitit 2016, duke kujtuar jetët e humbura dhe duke festuar unitetin e kombit, raporton Anadolu. Që nga përcaktimi i festës shtetërore në tetor 2016, Türkiye çdo vit shënon 15 Korrikun si Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, me aktivitete në mbarë vendin për të përkujtuar ata që humbën jetën duke mposhtur puçistët dhe për të kujtuar trimërinë e kombit. Përpjekja e mposhtur për grusht shteti, në të cilën 252 njerëz u vranë dhe 2.734 u plagosën, u komplotua dhe u krye nga Organizata Terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj, me seli në Amerikë, Fetullah Gylen. Kryetari i vendit Rexhep Tayyip Erdoğan vendosi lule në monumentin e urës së dëshmorëve të 15 Korrikut. Në fjalimin e tij pas ngjarjes të mbajtur në Istanbul, Erdoğan shprehu krenarinë e madhe duke kujtuar rezistencën heroike të kombit, i cili duke përdorur vetëm duart, doli kundër tankeve dhe armëve vdekjeprurëse.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …