leoni

TV Dielli: Në Shtime u shfaq premiera e dokumentarit për dëshmorin e kombit, Xhemshir Xhemshiri

Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u shfaq premiera e dokumentarit kushtuar dëshmorit të kombit, Xhemshir Xhemshiri (1957–1998).
Salla ishte e mbushur përtej kapaciteteve me qytetarë, familjarë e bashkëluftëtarë, të cilët kishin ardhur për të parë nga afër rrëfimin filmik mbi jetën, veprën dhe sakrificën e tij.
Në fillim të ngjarjes, një fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhjeje mbajti djali i dëshmorit, Gazmend Xhemshiri, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për respektin dhe nderimin që i bëjnë figurës së babait të tij dhe dëshmorëve të tjerë të kombit.
Dokumentari “Xhemshir Xhemshiri”, i përgatitur nga TV Dielli, është vepra e fundit e profesorit tashmë të ndjerë Ahmet Qeriqi. Ai solli para publikut historinë e plotë të dëshmorit, që nga fëmijëria në fshatin Petrovë, veprimtaria në mërgatë, deri te bashkimi me radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënia heroike më 28 shtator 1998.
Premiera u prit me interesim dhe emocione të mëdha, duke sjellë përpara shikuesve kujtimet e bashkëluftëtarëve, familjarëve dhe eprorëve ushtarakë, të cilët ndriçuan figurën e tij si luftëtar dhe atdhetar.
Foto: Kushtrim Haxha

Kontrolloni gjithashtu

Naim Qazim Kluna (13.2.1961 - 25.9.1998)

Me 25 shtator, do të bëhet zbulimi i shtatores së Heroit të Kosovës, Dëshmorit Naim Kluna

Të nderuar familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe dashamirë të veprës së Dëshmorit dhe Heroit të Kosovës, …