U formua Këshilli Lokal për Shkozë dhe Janqist dhe u zgjodh kryetari i këshillit

Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal për Shkozë dhe Janqist, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këshilli, si dhe kryetari e nënkryetari. Kryetar i Këshillit Lokal është zgjedhur Luan Bytyqi, ndërsa nënkryetar Arben Sopaj. Në votime morën pjesë mbi 90 anëtarë ,U zgjodhën edhe nëntë anëtarë te kryesisë së këshillave të tyre që përbëhet me 6 anëtarë nga Shkoza dhe 3 anëtarë nga Janqisti. Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, persona duke studiuar dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …