Komuna e Deçanit vazhdon me zgjedhjet për Këshillat e Fshatrave

Komisioni për zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave, Vendbanimeve dhe Lagjeve Urbane në Komunën e Deçanit, i përbërë nga të gjitha partitë politike në Kuvendin Komunal të Deçanit, së bashku me Kryesinë e fshatit Carrabreg i Epërm, po ashtu i monitoruar nga OSBE dhe Organizata Joqeveritare ”Jeta”, mbajtën zgjedhjet për Këshillin e Fshatit Carrabreg i Epërm dhe Ledinat e Carrabregut të Epërm, ku u zgjodh edhe udhëheqësia e re për mandatin katër vjeçar me këtë përbërje:

Prof. Arton Loshaj – Kryetar, Dr. Adil Dobraj – Nënkryetar, Arlind Lataj – Anëtar, Mentor Dautaj – Anëtar, Behar Tahiraj – Anëtar, Avdi Bozhdaraj – Anëtar, Rasim Balaj – Anëtar, Nezir Zekaj – Anëtar.

Vërejtje: Nënkryetari i dytë dhe një anëtar do të emërohet nga Ledinat e Carrabregut të Epërm. Pas procesit zgjedhor, kryetari Arton Loshaj, falënderoj të gjithë banorët e fshatit për besimin e dhënë, po ashtu falënderoj të gjithë ata që vazhdojnë të kontribuojnë me punën dhe përkushtimin e tyre për të mirën e përgjithshme të qytetarëve deçanas, e ata janë rinia, mërgimtarët dhe çdo banor i Carrabregut.

May be an image of 7 people and temple

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …