leoni

U gjetën mbetje mortore në Strellc – dyshohet se i përkasin viktimave të luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se në lokacionin Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strellcit, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës, të cilat ende figurojnë në Listën e Personave të Zhdukur. Sipas njoftimit, informacionet për këtë rast u siguruan nga qytetarët dhe më pas u adresuan te Sektori i Policisë për Personat e Zhdukur, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës. Procesi u zhvillua me mbështetjen e Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe ekspertëve të EULEX-it. Me urdhër të prokurorit kompetent, mbetjet mortore u zhvarrosën dhe tashmë janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme dhe për identifikim përmes analizës së ADN-së. “Komisioni mbetet i përkushtuar ndaj zbardhjes së fatit të çdo personi të zhdukur dhe vazhdon bashkëpunimin me institucionet vendore e ndërkombëtare. U bëjmë thirrje qytetarëve që të ndajnë çdo informacion që ndihmon në këtë proces”, thuhet në komunikatë. KQPZh shtoi se publiku do të informohet për çdo zhvillim të ri, menjëherë pas përfundimit të procedurave përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

OKB

Kosova në OKB: Përfaqësim i munguar dhe diplomaci të pafuqishme

Edhe pse presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë vizituar New Yorkun …