U mbajt konsultim publik për Projekt Planin e Punës së kryetarit Latifi dhe Ekzekutivit për vitin 2023

Sot, me fillim në orën 10:00, u mbajt konsultimi publik për Projekt Planin e punës së Kryetarit të komunës së Rahovecit dhe ekzekutivit për vitin 2023. Shefi i Kabinetit, Ali Morina prezantoi në pika të shkurtëra Projekt Planin, synimet dhe prioritetet kryesore të vitit 2023 ku ndër të tjera tha që: Komuna e Rahovecit dhe Qeveria Komunale, prezanton planin e sajë qeverisës për vitin 2023, duke e bërë një studim të detajuar të të arriturave, por edhe nevojave dhe pritjeve të qytetarëve nga Komuna e Rahovecit për të ardhmen. Plani që po paraqesim është sfidues dhe është pjesë e procesit të përmirësimit të kushteve të punës e të jetës për qytetarët e Rahovecit, e që duhet të zbatohet në praktikë. Megjithatë, për zbatimin e këtij plani, kërkohet ndërmarrja e një seri masash dhe veprimesh konkrete në terren, duke u konsultuar vazhdimisht me ekspertë të fushave të ndryshme dhe profesionistë të dëshmuar. Bazuar në përvojën tonë pozitive për qytetarët e komunës së Rahovecit, mund të konstatojmë se ekzistojnë parakushtet për zbatim efikas të këtij plani. Nga pjesëmarrësit pati komente rreth vazhdimit të përkrahjes direkte me subvencione OJQ-ve aktive në komunë si dhe përfshirjes së disa projekteve konkrete në listën e investimeve kapitale. Për detaje të tjera do të njoftoheni me publikimin e procesverbalit dhe raportit nga konsultimi publik në këtë link: https://kk.rks-gov.net/…/cate…/konsultime-publike-al/.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …