Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt

Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt. Amrush Helshani kryesuesi i Komitetit udhëhoqi me mbledhjen e nëntë  dhe paraqiti rendin e punës ku u miratua nga anëtarët. Në këtë takim prezantuan, drejtori  për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala dhe zyrtarja për kthim dhe komunitete, Edonë Krasniqi. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Malishevës Fitim Shala, njoftoi anëtarët e komitetit për komunitete, për aktivitetet e zhvilluara deri në muajin nëntor si drejtori e ku veçoi, mbështetjen apo subvencionimin e organizatave joqeveritare të komunës së Malishevës për projektet që aplikuan, realizimin e tyre në shumë fusha kulturore, arte pamore ekspozita, botime librash, sektorin e sportit, Këshillin Rinor Lokal përfshirjen e komuniteteve pakicë, dhe theksoi ”që vitin e ardhshëm do ta rrisim mbështetjen financiare për këto aktivitete kulturore, sportive, botime librash, trashëgiminë kulturore në fushat përkatëse, artistët individual dhe diasporën në ofrimin e vlerave krijues që bënë në ruajtjen e traditës sonë, pra si drejtori kemi kontribuar në të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar në Komunën e Malishevës e që kishin karakter historiko- kulturor  kombëtare e deri të përurimi i librave e ekspozitave, presim që fundviti  t’i nxjerrë edhe OJQ-t e personalitetet më të suksesshme në krijimtaritë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …