Kryetari i komunës së Prishtinë Përparim Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se me 23 dhe 24 shtator do të jet në Nju Jork për të marrë pjesë në samitin “Financimi i së Ardhmes”, përkrah liderëve botëror.
Më 23–24 shtator do të jem në Nju-Jork, në Origination Finance Studio North America, përkrah liderëve dhe mendimtarëve botërorë, për të diskutuar “Financimin e së Ardhmes”.
Do ta sjell zërin e Prishtinës: një kryeqytet i ri, plot energji e talent, me ambicie të qartë për ta kthyer potencialin në mundësi konkrete për qytetarët, ka shkruar Rama.
Çdo diskutim për të ardhmen lidhet me jetën e njerëzve: hapësira publike që na bashkojnë, mundësi që i mbajnë të rinjtë këtu dhe investime që ndërtojnë mirëqenie për brezat që vijnë. Kjo është ambicia që do ta ndaj me partnerët tanë në Nju-Jork.
I nderuar t’u bashkohem Ajay Banga, Michael Douglas, laureatëve të Çmimit Nobel, Hans Vestberg dhe personaliteteve nga biznesi, financat, shkenca, kultura e udhëheqja publike.
Faleminderit Origination, Osvald Bjelland, Minh Huy Tran dhe Jakob Kiefer për bashkimin e njerëzve, ideve dhe vullnetit për ta kthyer shpresën në veprim.
Prishtina ka çka t’i japë kësaj bisede. Dhe ka ambicie për të shkuar përtej, thuhet në postimin e kryetarit Përparim Rama.