Si pasojë e mungesës së kuorumit, ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Ferizajt. Një prej pikave kryesore të mbledhjes ishte propozim-vendimi për miratimin e Projektbuxhetit të Komunës së Ferizajt për vitin 2027. Në rend dite ishte përfshirë edhe propozim-vendimi për themelimin e Panelit Përzgjedhës për krijimin e Komitetit Konsultativ.