Albin Kurti

Albin Kurti: Marrëveshja për targat ka të bëjë me shtendosjen e situatës mes Kosovës e Serbisë dhe vazhdimin e negociatave

Kryeministri, Albin Kurti në një intervistë për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemaine Cajtung  ka folur lidhur me marrëveshjen e fundit me Serbinë për targat në Bruksel, si dhe lidhur me  përpjekjet e Kosovës për të siguruar njohje të reja.  I pyetur se cila është esenca e këtij kompromisi me Serbinë, Kurti, ka deklaruar se marrëveshja për targat është arritur jo vetëm që të shtendoset situata e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe që të nisin negociatat për marrëveshjen përfundimtare. Jemi pajtuar që të mos e zbatojmë vendimin tonë për të penalizuar drejtuesit e makinave me tabela ilegale serbe, ndërsa Serbia është pajtuar që të mos lëshojë më tabela të trashëguara nga regjimi i Millosheviqit. E bëmë këtë vetëm që ta shtendosur  situatën, por edhe të krijojmë mundësi për të nisur shpejt negociatat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto negociata duhet të përfundojnë para pranverës së vitit 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i këtij kompromisi”, ka thënë Kurti në intervistën për Frankfurter Alegemaine Cajtung.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …