Suella Braverman

Sekretarja angleze, Suella Braverman, kërkon të përshpejtojë dëbimet e azilkërkuesve nga vendet që konsiderohen të sigurta

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së madhe, Suella Braverman kërkon të përshpejtojë dëbimet e azilkërkuesve nga vendet që konsiderohen të sigurta.  Mediat e huaja shkruajnë se sekretarja e Brendshme po shqyrton hartimin e një liste të vendeve të sigurta, vende të cilave do t’u refuzohet kërkesat për azil. Të gjithë ata që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vendet në listë do t’i trajtohen kërkesat e tyre brenda vetëm disa ditësh. Kërkuesit e pasuksesshëm do të dëbohen menjëherë pa të drejtë apelimi. Vendet që do të jenë në listë si “vende të sigurta” do të përfshijnë: Shqipërinë, Maqedoninë, Moldavinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe disa vende të Amerikës së Jugut. Sipas tyre Shqipëria ka një të katërtën e të gjitha kërkesave për azil nga ata që kanë kaluar Kanalin Anglez deri më tani. Sipas planit, kërkesat për azil nga njerëz nga vende që konsiderohen të sigurta do të konsideroheshin vetëm nëse ata pretendonin përndjekje nga shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …